Tifozët e vërshëllyen, kapiteni i Llapit tentoi qëllimisht autogolin

256

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur dje në sfidën e javës 25 të Superligës ndërmjet Llapit dhe Vushtrrisë (3:0) të zhvilluar në Merdarë.

Disa shikues që kishin ardhur për ta ndjekur nga afër takimin, e kanë vërshëllyer kapitenin e Llapit, Benjamin Emini, pasi ky i fundit kishte kërkuar nga ta që mos të gjuajnë gjësende në fushë, gjithnjë për të mirën e klubit.

Kjo situatë e preku jashtëzakonisht shumë kapitenin, sa që për një moment kishte tentuar të shënojë edhe autogol nga dëshpërimi, merr vesh Gazeta Sheshi.

Për këtë situatë kanë shkruar edhe disa tifozë llapjanë që i përkasin “Legjendave”, duke u distancuar nga ata persona që e kanë vërshëllyer kapitenin, duke pohuar se ata nuk ia duan të mirën klubit.

Natyrisht, “Legjenda” i kanë premtuar përkrahje kapitenit që po e udhëheq Llapin drejt kreut të renditjes dhe Kupës së Kosovës.