Tifozët e Unitedit tani kanë arsye për të festuar

216
Edhe gazetari i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, e cilëson punë të kryer transferimin e Paul Pogbas te Manchester United.

Ai në faqen zyrtare të tij, ka shkruar se ka përafrime të mëdha mes dy skuadrave, dhe se Manchester Untied do të thyej rekord në tregun e transferimeve, duke paguar 110 milionë euro për Paul Pogban, përcjell Lajmi.net.

Sipas Di Marzios, vonesa e zyrtarizimit të këtij transferimi, vije shkaku i shifrave të mëdha që po i paguan Unitedi Juventusit, dhe avokatët janë duke u përkujdesur për rregullimin e dokumentacionit.

Pogba pritet që të mos kthehet Nju Jorku në Torino, por të fluturojë direkt për në Mançester.