Tifozët e Manchester United protesojnë në Danimarkë

95

90 euro për ta parë ndeshjen prapa rrethojave!

Tifozët e Manchester United kanë protestuar në qytetin e Herning-ut, për çmimin e lartë të biletave që kishte vendosur skuadra daneze Midtjylland, para duelit të vlefshëm për Ligën e Europës. Tifozët kishin shpalosur në zonën e tyre një bandelorë në të cilën thuhej: “Mirë se vini në Scamdinavia”, me ç’rast kishin paraqitur çmimet e ndryshme për dy ndeshjet ndaj skuadrave angleze, kundër Southampton ishte 22 funte, derisa për atë të United 71.

Madje tifozët ishin irrituar edhe me vendin e rezervuar për ta, me ç’rast pamja për ta shikuar ndeshjen ishte shumë e zymtë. Duncan Drasdo, zyrtar i tifozëve të United, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social twitter duke shkruar: “71 funta për ta parë ndeshjen nga këtu, shikojeni vetë”. Për çmimin e lartë të biletave ka reaguar edhe trajneri i djajve, Luis van Gaal, me ç’rast në konferencën për shtyp u shpreh:

“Është një diferencë e madhe e çmimeve ndërmjet ndeshjes ndaj Southampton-it dhe ndaj nesh. Ndoshta kjo do të thotë që Manchester United është skuadra më e madhe në botë”. Ndërkohë zyrtarë të klubit danez kanë deklaruar se rritja e çmimit të biletave është bërë për shkak të rëndësisë së ndeshjes dhe se stadiumi i tyre nuk është shumë i madh për të vjelur para nga shitja e biletave.

Kujtojmë që stadiumi i skuadrës së Midtjylland ka kapacitet prej 11,800 ulëse. Megjithatë kjo nuk e pengoi skuadrën daneze të mposhtë Manchester United, 2-1.