Tifozët e Manchester United i zë gjumi me lojën e Louis van Gaal-it (Video)

129

Kur Louis van Gaal e pranon se skuadra e tij po luan një lojë të ngadaltë ju e kuptoni se ata nuk po luajnë mirë. Por ju vendosni të shkoni ti mbështesni ata, sidomos në një ndeshje që për rival më të lehtë se Aston Villa këtë sezonë nuk do mund ta gjenin, edhe aty të dëshpërojnë.

Megjithëse djajtë triumfuan me golin e vetëm të talentit Marcus Rashford, kjo nuk mjaftoi që ti zgjonte nga gjumi disa tifozë të United që nuk arrijnë të shohin dot me sy lojën e skuadrës nga Old Traford, transmeton Gazeta Sheshi.

Tabloidi britanik Metro ka publikuar një video në të cilën shihet një tifoz teksa fle gjatë lojës:

https://www.youtube.com/watch?v=L0pH6xPSVUo