Tifozët e Koln kërkojnë të dashur për Mavraj, ja si u përgjigjet ai

199

Mërgim Mavraj shumë shpejt pritet që të zgjasë kontratën me klubin e tij, FC Koln, që momentalisht është e vlefshme deri në 2017.
Në një intervistë të gjatë për gazetën më të madhe gjermane, “Bild”, ai ka folur edhe për aventurën e Europianit, ku tregon një detaj shumë interesant.

“Agjërova para dhe pas ndeshjeve, ndërsa gjatë ditëve kur kishim lojë jo. Gjatë kohës së Europianit jam dobësuar 2.5 kilogramë”
Tifozët e Koln kanë filluar një fushatë për t’i gjetur një grua Mavrajt, por ky i fundit mesa duket kërkon nuse shqiptare.

“Kohët e fundit i kam takuar tifozët në qytet dhe vërtet disa prej tyre janë të interesuar për këtë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Besoj se jam një djalë i mire dhe meritoj të gjej një grua të bukur.

Ka shumë gra të ndershme e të mira dhe është e vështirë të gjesh të duhurën. Unë jam shqiptar i rritur në Gjermani. Mendoj si gjermanët, por kultura shqiptare më ndjek hap pas hapi”.