Tifozët e Juventusit me peticion për ndryshimin e fanellës së re

Tifozët e Juventusit kanë filluar një peticion online për ndryshimin e formës së shtypjes së sponsorit Jeep.

Fanella e re e Juventusit nuk është duke i pëlqyer të gjithë tifozëve të ekipit kampion nga Serie A.

E prezantuar të martën, fanella e parë për stinorin 2018/19 ka zgjuar diskutime të ndryshme.

Tifozët e “Bianconerëve” kanë filluar një peticion online për ndryshimin e formës së shtypjes së sponsorit Jeep, përcjell “lajmi.net”.

Ata po ashtu kanë propozuar se si do të dukej më mirë hapësira e sponsorit në fanellën e re.