Tifozët e Feronikelit kërkojnë dorëheqjen e Duros, e quajnë “analist” të Superligës

694

Grupimi i tifozëve “Tigrat e Zi” të cilët e mbështesin Klubin Futbollistik “Feronikeli” po kërkojnë ndërhyrjen e presidencës për ta larguar trajnerin e skuadrës Klodian Duro, shkruan Gazetasheshi.com.

Disfata ndaj rivalit lokal Drenica (3-1) dhe problemet e tjera të krijuar brenda kampit ‘industrialistë’ kanë mbushur ‘kupën’ të cilën nuk e durojnë më tifozëria nga Drenasi.

Përmes rrjetit social “Facebook” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryetrajnerit të skuadrës, Klodian Duros të cilin e quajnë edhe “analist i Superligës”.

Ata kërkojnë nga presidenti i klubit, Naser Ramaj që vendimin për shkarkimin e Duros ta merr qysh sonte.

Njoftimi i plotë i “Tigrave të Zi” pa ndërhyrje:

Kerkes për Klodian Duron

“Nga ti Analist i Superliges sonë ne qysh tani kërkojmë dorëheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato qe i ke ba deri sot në klubin tonë të zemres.

kerkojmë edhe nga Presidenti jonë Z.Naser Ramaj qe sante te merr vendimin për ty Analist.

Nese askush nuk merr masa për ty ti nuk do te jesh i sigurt në Klubin tonë sepse ti ke hekur lojtaret nga klubi pa asnje arsye, ti ke bo edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilet janë të gatshum të luajnë nga minuta e parë.

NIKLI – Dashuri që s’shuhet kurrë””, shkruhet në njoftimin e “Tigrave të Zi”.

Ndryshe, Duro pati probleme edhe me futbollistët dhe zyrtarët e Drenicës pas përfundimit të ndeshjes, teksa kërkoi t’i largonte nga stadiumit, duke mos i lejuar ata të bënin foto.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar imazhe dhe video ekskluzive nga e gjithë kjo situatë:

LEXO gjithashtu edhe:

EKSKLUZIVE: Përplasje pas ndeshjes në Drenas, Klodian Duro kapet me futbollistët dhe zyrtarët e Drenicës

/Gazeta Sheshi/