Tifozët e Dritës me super koeorografi

Klubi i volejbollit Drita në konkurrencën e femrave pësoi humbje në debutimin në Ligën e Kampionëve nga skuadra bullgare, Maritza Plovdiv.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” dhuroi spektakël, por jo edhe fituesin e dëshiruar.

Gjithsesi, fitues dolën tifozët, “Intelektualët” që nuk u ndalën për asnjë moment së pëkrahuri skuadrën e tyre.

Përveç kësa, ata shpalosën edhe një koreografi interesante.