Tifozët e Crystale Palaces me peticion: Duam pikët ndaj Liverpoolit

85

Disa tifozë të Crystale Palaces janë tepër të revoltuar me simulimin e sulmuesit të Liverpoolit, Christian Benteke, i cili ka provokuar një penalti që i ka dhënë fitoren skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, derisa kjo po konsiderohet si e padrejtë nga ta, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithëse disa imazhe kanë treguar se Benteke nuk kishte simuluar, tifozët kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar rikthimin e pikëve, që sipas tyre janë “vjedhur” nga skuadra mike.

Gjithashtu, tifozët e skuadrës Crystale Palaces kanë kërkuar që sulmuesi belg të suspendohet përjetë për shkak të simulimit. Megjithatë, kjo kërkesë është përkrahur nga shumë pak persona, ndoshta se nuk mendojnë njësoj sikurse ta.

/Gazeta Sheshi/