Tifozët e Arsenalit tradhëtojnë Anglinë për Ozil-in

164

Disa tifozë anglez të Arsenal-it i kanë kthyer shpinën kombëtares së tyre, për të mbështetur futbollistin e tyre. Pavarësisht se Anglia luan kundër Gjermanisë, për topçinjtë me rëndësi është të luajë mirë Mesut Ozil, transmeton Gazeta Sheshi.

“Unë mbështes Ozil FC”.

“Unë jam anglez, mirëpo e mbështes Gjermaninë për shkak të Ozilit”.

“Nuk mbështes lojtarë të dështuar si Harry Keane, por një kombëtare të madhe në të cilën luan Ozil”.

Këto kanë qenë disa nga mesazhet e gunnersave në rrjetin social Twitter, me ç’rast kanë nevrikosur tifozët Ultras të albionëve që tashmë edhe mund ti largojnë nga kopi i përfaqësueses.

/Gazeta Sheshi/