Tifozët e Arsenalit në protestë (VIDEO)

104

Arsenal i ka zhgënjyer sërish tifozët e vet, deri sa edhe këtë vikend nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë Crystale Palace-s në shtëpi (1-1). Ndërkohë mbështetësve të kësaj skuadre u ka humbur durimi të cilët kanë protestuar menjëherë pas ndeshjes dhe ka ftuar tifozët tjerë të bojktojnë ndeshjet e rradhës, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

“Është e papranueshme. Gjithmonë e njejta histori. Na sjellin lojtarë për të zënë vendin e katërt, kjo duhet të ndalohet qysh sot dhe Wenger duhet të shkojë në shtëpi”, tha njëri nga fansat e zemëruar.

Kujtojmë që Arsenal ishte në rrugë të mirë për tu shpallur kampion në Ligën Premier, mirëpo sezoni pranveror po del të jetë ters për ta, pasi që tani rrezikojnë edhe pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

 


/Gazeta Sheshi/