Tifozët e Arsenalit kërkojnë largimin e Ozilit

101

Edhe një sezon tjetër u çuar dëm nga futbollistët e Arsenalit. Elemnimi nga Kupa FA, jep sinjale të qarta se topçinjtë mund të mbesin pa tituj edhe këtë sezonë. Faji mbetet jetim, derisa tifozët po kërkojnë largimin e mesfushorit gjerman Mesut Ozil nga skuadra, pasi ai është shumë i mirë për të luajtur në një skuadër sikurse Arsenali, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ozil është shumë i mirë për ne. Ne nuk e meritojmë atë”. 

“Nuk e kuptoj pse Ozil qëndron akoma këtu”.

“Ozil në verë duhet të kërkojë një skuadër më të fortë”.

“Ozil është shumë lojtar i mirë për dallim  nga futbollistët e tjerë”.

Këto kanë qenë vetëm disa nga “cicërimat” e tifozëve të Arsenalit në rrjetet sociale, që nuk arrijnë dot ta kapërdijnë një tjetër dështim të skuadrës së tyre.

/Gazeta Sheshi/