Tifozët anglez po duan bileta më shumë se që u ka dhuruar FFK

3100 tifozë u regjistruan për të marrë bileta për ndeshjen e Anglisë ndaj Kosovës që do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mirëpo vetëm 5% do tu takojnë atyre e që në numra i bie 630 bileta.

Federata e futbollit e Kosovës kishte deklaruar që do t’u jep më shumë vende të lira tifozëve anglez, megjithatë një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur dhe për këtë shkak anglezët janë zgjedhur me anë të shortit dhe shumë prej tyre nuk kanë arritur të sigurojnë biletë, duke marrë përgjigje negative.

Ndërsa, tifozët po shpresojnë në zemërgjerësinë e Kosovës dhe të lëshojnë më shumë bileta për ta.

Një person u ankua që nuk mundi të siguronte biletë, ndërsa një tjetër tha se Federata e futbollit e Kosovës ende nuk kanë marrë vendim se sa bileta saktësisht do t’u ndahen anglezëve dhe se federata e Anglisë i ka ndarë biletat vetëm në bazë të minimumit prej 5%.