Thumbon Mavraj: Kapiteni duhet t’i shërbejë ekipit, jo publikut

225

Në konferencën e sotme për shtyp të kombëtares, para mediave është paraqitur mbrojtësi i Këlnit Mërgim Mavraj dhe mesfushori i Peskarës, Ledian Memushaj. Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të bëra nga gazetarët, Mavraj shfaqi bindje se eksperienca e fituar në Europian do t’i shërbejë skuadrës për mirë në të ardhmen.

“Për mua nuk shtrohet kjo pyetje tani sepse nuk ka rëndësi a do jem unë apo dikush tjetër. Rëndësi ka që kapiteni t’i shërbejë çunave dhe jo publikut, të jetë një kapiten që mundohet e sakrifikon për grupin e jo për gjërat rreth skuadrës”, theksoi Mavraj.