Thirrje për mobilizim të Llapit ndaj Prishtinës (FOTO)

Llapi dhe Prishtina e zhvillojnë derbin e xhiros 20 të Superligës që luhet të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapjanët që vijnë pas humbjes nga Feronikeli, synojnë këndelljen në këtë sfidë.

Andaj, tifozët e klubit, ‘Legjendat’ kanë bërë thirrje për mobilizim në përkrahje të skuadrës së zemrës të shtunën.

Ata kanë thirrur qytetarët llapjanët që të jenë në stadium për t’i ndihmuar ekipit që të dalë më tri pikë.

Fotografia e Bajram Bejtullahu