Thiago Silva nuk është paraqitur në duelin që Brazili u turpërua nga Gjermania me shifrat 7-1, gjatë Botërorit të vitit 2014, mirëpo shumë njerëz e kanë parë atë të jetë fajtori kryesor për atë çnderim që iu bë kombëtares karaoke.
Mbrojtësi brazilian nuk kishte patur të drejtë lojë, pasi kishte mbushur numrin e kartonëve, ndërkohë që ishte vërshuar nga kritikët pikërisht për këtë arsye.
“Ishte një periudhë e jetës mjaft e vështirë për mua. Të gjithë më kritikonin për shkak që kishte plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk kisha të drejtë loje ndaj Gjermanisë”, u shpreh mbrojtësi parisien për Canal +.
Ishte pikërisht presidenti i klubit parisien, Nasser Al-Khalaifi, që kishte ndihmuar Thiagon, të dalë nga kjo krizë psikologjike.
“Më dha shumë këshilla dhe kurajo. Më tha që isha mbrojtësi më i mirë në botë, mirëpo duhet punoja më tepër që të isha i përkryer”, përfundoi Silva.