Thënie të famshme të Zlatan Ibrahimovicit

538

Futbollisti Zlatan Ibrahimovic shkelqen jo vetem ne fushen e lojes por edhe jashte saj. Ai eshte i famshem sidomos per batutat e tij.

Ja disa nga theniet me te bukura te tij te cilat kane bere jehone ne media:

  1. Kur e pyeten se çfarë dhurate i kishte bere gruas se tij për ditëlindje, ai tha: “Asgjë. Ajo tashmë ka Zlatanin”.
  2. Ibrahimovic nuk i merr shume pozitivisht kritikat. Kur ish-lojtari i Aston Villa, John Carew, e kritikoi, ai mori një përgjigje të ashpër: “Atë çfarë Carew e bën me topin, unë mund ta bej me një portokall”.
  3. Pasi humbi mundësinë për të marrë pjesë në “Kupën e Botës 2014”, sulmuesi suedez lëshoi një deklaratë të fuqishme: “Një gjë është e sigurt, një Kupë Bote pa mua nuk është asgjë”.
  4. Ibrahimovic ka kaluar një aventurë edhe me Barcelonën, te cilan ka preferuar të mos ta kujtojë. Kur u pyet për trajtimin në te blaugranët ai u përgjigj: “Nëse blen një Ferrari, nuk mund ta drejtosh si një FIAT”, duke sulmuar Guardiolën.
  5. Zlatan e ka veten ne qejf. “Unë nuk mund të ndihmoj, por buzëqesh dhe shiko sa perfekt jam”.
  6. “Wenger më tha që duhet të bëja provë për të nënshkruar me Arsenalin. Unë e hodha menjëherë poshtë si mundësi, pasi nuk kam nevojë për prova”.
  7. Markimi ndaj tij është shumë i vështirë, dhe këtë gjë e ka provuar dikur edhe ish-mbrojtësi Stephane Henchoz: “Kur shkoja në të majtën, e bënte edhe ai. Shkoja në krah të djathtë erdhi sërish. Kur shkova sërish në të majtë, ai shkoi të blinte hot dog”, ka thënë suedezi për mbrojtësin e të kuqve”.
  8. Pas eliminimit nga “Euro 2012”, bomberi i Suedisë, u përgjigj mjaft ashpër për fituesin e mundshëm të turneut. “Nuk dua t’ia di se kush e fiton, dua të iki vetëm me pushime”.
  9. Ibra sa vjen e bëhet më i mirë, kështu të paktën ka thënë ai. “Unë jam si një verë e shkëlqyer. Sa më i vjetër bëhem, aq më i mirë jam”.
  10. Në fund nuk mungon një batutë për Guardiolën dhe Mourinhon: “Nëse Mourinho ndriçon dhomën, Guardiola mund të heq vetëm perdet”.