Themelimi i FAK-ut pret ne pritje te vendimit politik

137

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, thotë se FSK ka filluar përgatitjet për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ndërsa deklaroi se është duke pritur vetëm vendimin politik.

Rama ka raportuar sot para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ku pos tjerash foli edhe për pjesëtarët e FSK-së.

Ai tha se vitin e kaluar janë rekrutuar 28 kadetë të rinj derisa i përmendi disa trajnime të pjesëtarëve të FSK-së nëpër vende të ndryshme të botës.

Gjatë raportimit Rama u ballafaqua edhe me pyetjet e anëtarëve të Komisionit, ku u pyet edhe për atë se nëse FSK i ofron kritere të barabarta edhe komuniteteve.

“Tani 8 për qind e pjesëtarëve janë komunitete dhe se FSK i ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Rama./KosovaPress/