The Telegraph për favoritet në “Euro 2016”: Gjermania e para, Shqipëria e parafundit

133

Pasi përfunduan ndeshjet miqësore të marsit që ekipet e kualifikuara për në Evropian zhvilluan gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë renditur se cilat janë skuadrat pretendente për të fituar trofeun.

“The Telegraph” ka shkruar se Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Hungarinë.

“Çfarë mund të themi për Shqipërinë që nuk është thënë deri tani? Hm. Ata humbën 2-1 në miqësoren me Austrinë javën e kaluar dhe nuk janë aq të veçantë, jo aq sa flitet për ta”, raporton The Telegraph, duke mos harruar përfshirjen në artikullin e saj fitoren që kuqezinjtë arritën një natë më parë ndaj Luksemburgut (0-2).

Ndërkohë sipas gazetës britanike, në vend të parë renditet Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Dy kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grup, Zvicra dhe Rumania, renditen në vendin e 17 dhe të 20.