Thaqi: Kundërshtar i vështirë, por duhet të kalojmë tutje

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parakualifikues të Ligës së Evropës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina do të ketë punë me skuadrën Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, shkruan GazetaSheshi.

Për dallim nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, ndeshjet nuk do të luhen me sistemin vajtje-ardhje, por me vetëm një takim.

Pasi ka mësuar kundërshtarin, disa fjalë ka folur edhe kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, i cili është optimist, përkundër faktit se Lincoln ishte kundërshtari më i vështirë sipas koeficientit.

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi për faqen zyrtare të Prishtinës.

Lincoln Red Imps – Prishtina, ky takim do të zhvillohet me 20 gusht.

/GazetaSheshi/