Thaqi flet para ndeshjes kundër Llapit

Lideri i Superligës, Ballkani do të jetë mikëpritës i Llapit, ndeshje kjo e vlefshme në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës.

Padyshim që kjo ndeshje do të jetë edhe derbi i kësaj jave, Llapi në këtë ndeshje vjen pas një fitore të thellë ndaj Trepçës ’89 me rezultat 5:0. Ndërsa, Ballkani ka pasur ndeshje me Gjilanin, por kjo ndeshje është shtyrë pasi skuadra nga Suhareka ka pasur lojtarë të grumbullar në Përfaqësusesen e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com

Para kësaj ndeshje, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi në një intervistë për Gazeta “Sheshin” ka folur para takimit ndaj Llapit.

“Pas një ngarkese shumë të madhe të ndeshjeve të ngjeshura pushimi ka qenë i mirëseardhur, sepse jemi pergatit edhe më mirë për këto ndeshjet që na kanë mbetur deri në fund”, deklaroj fillimisht Thaqi, duke vazhduar:

“Jemi pergatit maksimalisht për Llapin dhe duke e shikuar pozitën në tabelë do të mashtrohemi nese mendojmë që do fitojmë lehtë, sepse Llapi mendoj që nuk e meriton atë pozitë ku gjendet me futbollistat që ka dhe me ndeshjet që ka zhvilluar këtë sezon”, shtoi ai.

“Këtë ndeshje do ta kemi shumë të vështirë, por jo edhe të pamundur për të arritur maksimumin e pikëve. Me angazhimin e të gjithëve së bashku shpresojmë në tri pika”, përfundoi Thaqi.

Ndeshja në mes Ballkanit dhe Llapit do të vazhdohet ditën e diele më fillim nga ora 13:30 në stadiumin e “Qytetit” në Suharekë dhe do të transmetohet në Klan Kosova.

/GazetaSheshi/