Thaçi fton simpatizantët e tij që të festojnë në shtëpi

80

Ka perfunduar darka e punes qe Hashim Thaçi e ka mbajtur me kryesine dhe deputetet e partise se tij, ku pati thene se do te disktuohej edhe nese do te festohet neser apo jo.

Disa minuta me heret, permes nje postimi ne faqen e tij ne Facebook, Thaçi i ka bere thirrje simpatizanteve qe me rastin e zgjedhjes se tij president te festojne ne shtepite e tyre se bashku me familjet, pasi qe nuk do dhune dhe ballafaqime ne rruge.

“As nesër, as pasnesër dhe asnjëherë nuk duhet të kemi ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë. Nesër duhet të kemi një ditë normale dhe të festës dinjitoze. Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe.

“falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja dhe gatishmërinë që keni shprehur masovikisht për të ardhur në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nesër duhet të jetë ditë e vërtetë e festës së demokracisë dhe tranzicionit të suksesshëm në respekt të Kushtetutës sonë dhe vlerave më të larta europiane, përmes një procesi transparent dhe demokratik. Nesër është dita kur Kosova do t’i dëshmojë tërë botës se respekton institucionet, Kushtetutën dhe proceset demokratike. Do te jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Kemi bërë një rrugë mjaft të gjatë dhe të sukseshme së bashku. E ardhmja do të jetë edhe më sfiduese, por bashkërisht do t’i arrijmë të gjitha. Së bashku fituam lirinë dhe pavarësinë, së bashku do ta integrojmë Kosovën në NATO dhe BE. Nesër bota do t’i ketë sytë nga ne, të tregojmë pjekuri shtetërore dhe qytetare”, ka shkruar Thaçi.