Terroristët në Bruksel planifikuan sulm terrorist në stacionet bërthamore

72

Kamikazët e Brukselit Khalid dhe Ibrahim El Bekraoui po planifikonin sulme mbi stacionet e energjisë bërthamore në Belgjikë, ka raportuar gazeta “Derniere Heure”.

Gazeta ekskluzivisht njoftoi se arrestimi i sulmuesit të Parisit Salah Abdeslam ka përshpejtuar planet e terroristëve.

Vëllezërit kanë montuar një kamerë të fshehura në hyrjen e shtëpisë së drejtorit të Programit Belg për Kërkime Bërthamor, ka raportuar gazeta, transmeton KosovaPress.

Videoja me xhirime “dhjetëra orë” të lëvizjeve të shefit bërthamor të Belgjikës u kap gjatë një bastisjeje anti-terroriste në banesën e një të dyshuari tjetër, i cili i përkiste të njëjtës celulë terroriste, Mohammed Bakkali.

Sipas informacioneve të hetuesve, të marra nga “Dernier Heure”, vëllezërit El Bekraoui ishin të dyshuar për vënien e kamerave dhe të ndiqnin lëvizjet e shefit bërthamor.

Provat e mbledhura nga autoritetet tregojnë se e njëjta celulë terroriste qëndronte pas sulmeve të nëntorit në Paris, ku u vranë më shumë se 130 njerëz dhe bombardimeve Bruksel këtë javë, që morën jetën e 31 personave dhe plagosën mbi 270./KosovaPress/