Terroristët e ISIS-it fshihen mes migrantëve

174

Terroristët e Shtetit Islamik mund të jenë fshehur në mesin e anijeve të migrantëve të Mesdheut, paralajmëroi sot kryeministri libanez, Fayez Serraj në një intervistë për gazetën italiane ”Corriere della Sera”.

Javën e kaluar, Italia deklaroi se po hetonte lidhjet midis kontrabandimit të migrantëve dhe grupeve islamike.

Është e paqartë nëse Shteti Islamik po fiton të holla duke bërë transportimin kontrabandë të njerëzve apo po e përdor transportin si mburojë për të kaluar terroristët e saj.

“Shteti Islamik është një organizatë shumë e rrezikshme dhe do të përdorë çdo mjet për të dërguar militantët e saj në Itali dhe në Evropë”, tha Serraj për gazetën.

“Unë nuk do të habitesha nëse zbuloj që njerëzit e tyre po fshihen në anijet që po udhëtojnë drejt brigjeve tuaja dhe ne duhet ta trajtojmë së bashku këtë problem”, shtoi ai.

Udhëheqësi libanez i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në stabilizimin e vendeve të origjinës së migrantëve.