“Tërmet” te Llapi: Dorëhiqet kryetari i klubit

Llapi asesi të gjejë qetësi brenda skuadrës ku nuk po mbretëron situatë e mirë te skuadra e fuqishme e Superligës së Kosovës.

Pasi u raportua të paktën 2-3 herë se nga skuadra është dorëhequr kryetrajneri Sokoli, tashmë përfundimisht ai është shkarkuar nga drejtuesit e skuadrës qënjoftuan zyrtarisht që kanë shkarkuar Sokolin për arsye të mungesës së rezultateve, shkruan Korneri.net.

Por, kjo nuk është e gjitha burime të Korneri.net mësojnë se sot nga kjo skuadër është dorëhiqur edhe njeriu kryesor i skuadrës presidenti i klubit Nexhat Dumnica, i cili prej vitesh kontriboi për këtë skuadër duke e bërë një prej skuadrave më të respektuara në Kosovë.

Madje, ai sot gjatë seancës stërvitore është përshëndetur me futbollistët ekipit, ku i njoftoi për vendimin e marr.

Pozitën e kryetarit të skuadrës së Llapit, besohet se tash e tutje do ta zë Tahir Batatina, i cili deri tani ishte drejtor ekzekutiv – sportiv.