“Tërmet” në Gijon: Sporting-u nënshtron Atletico-n

117

Një ditë do të ndodhte kështu. Pavarësisht mbrojtjes më të mirë në kampionatin spanjoll dhe në të gjithë Europën, Atletico Madrid, ka pranuar dy gola në dhjetë minutat e fundit përballë skuadrës Sporting Gijon, për të zhvlerësuar kështu golin e avantazhit dhe garën për titullin kampion, transmeton Gazeta Sheshi.

Aktualisht, Atletico Madridi është tetë pikë prapa Barcelonës, por katalunasit nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

/Gazeta Sheshi/