Terim nuk e fton Turanin

147

Arda Turan është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në këtë fillim edicion me Barcelonën.

Edhe pse po luan rregullisht me kampionët e Spanjës, Arda Turan nuk është grumbulluar nga Kombëtarja e Turqisë.

Nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë lëndim të futbollistit, por lënien jashtë ekipit e ka bërë trajneri Fatih Terim.

Terim e la Turanin jashtë Kombëtares turke për dy ndeshjet miqësoren ndaj Rusisë dhe ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Kroacisë.

Kjo zgjedhje e trajnerit erdhi pasi gjatë kampionatit evropian ‘Francë 2016’, numri një i bankës turke dhe Turan kishin një debat të ashpër.

Kujtojmë që Turqia është në grup me Kosovën për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.