Ter Stegen-Guardiola, klauzola është “e tmerrshme”

128

Pep Guardiola nuk bindet nga portieri Joe Hart. Tekniku i cili ka marrë “frenat” e Manchester City-t e ka nisur me vrull punën e tij në Premier League dhe – përveç blerjeve në mbrojtje, mesfushë dhe sulm – ai planifikon të ndërhyjë në merkato edhe për portën. Faza përgatitore nuk i ka shërbyer portierit anglez, i cili ka dështuar t’i ndryshojë mendjen trajnerit të tij. Kështu, Pep nuk ndalet së tentuari për transferimin e një portieri të ri në “Etihad Stadium”.

https://www.youtube.com/watch?v=t2ct7iOn9rQ

Medie të ndryshme angleze këmbëngulin se Manchester City ka interes për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili është në duel me Claudio Bravon për një vend titullari në 11-shin katalanas. Sot, “Sunday Express” ka vijuar të raportojë planin e Guardiolës për të firmosur me gjermanin, i cili dje luajti në pjesën e parë të miqësores Liverpool-Barcelona (4-0) në “Wembley”.

Klubi anglez do të heqë të zitë e ullirit për t’i plotësuar dëshirat gjeniut katalanas. “Daily Star” raporton se Barcelona nuk është aspak e gatshme të heqë dorë nga klauzola e përcaktuar në kontratën e ish-gardianit të Borussia M’Gladbachut, plot 80 milionë euro. Një shifër absolutisht e lartë, por kush e di ç’mund të ndodhë, kur çdo ditë merr vesh për një çmenduri të re në ishullin britanik …