Tensione përpara ndeshjes. Dy lojtarë nga të dy ekipet janë të armiqësuar…

97

Sonte në Santiago Bernabeu do të ketë një rivalitet individual të tensionit të lartë. Takimi i nxehtë i pambaruar i dyshes Pepe – Keita.

Në ndeshjen e parë, tre javë më parë në Stadiumin Olimpik të Romës, Pepe nuk mund të luante për shkak të lëndimit dhe për këtë arsye nuk udhëtoi me ekipin në Itali, por qender-mbrojtësi portugez do të rikthehet në Bernabeu sot dhe do të takohet me një ‘armik’ të vjetër që nuk i ka punët mirë.

E gjitha ka filluar në vitin 2012, kur në një nga derbit e nxehtë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, sipas Keitas, Pepe e kishte fyer atë duke e quajtur një majmun. Pepe e ka mohuar këtë gjë por, Keita nuk ia ka falur mbrojtesit. Në fakt, në një miqësore para-sezoni në mes të Romës dhe Real Madridit në verën e vitit 2014, Keita fillimisht mohoi të përshendeste Pepen dhe më pas hodhi një shishe në drejtim të këtij të fundit.

Për mbrojtësin madrilen ai incident i takon se kaluarës dhe ai e konfirmoi vet se e ka në plan t`ia zgjasë përseri dorën Keitas. Por shtrohet pyetja si do të reagojë ky i fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=UAeOBDkDPvE