Televizioni amerikan ia ndërron flamurin Kosovës (FOTO)

647

Kosova me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Fox” ka ngatërruar flamurin e Kosovës duke e paraqitur atë amerikan tek emri i skuadrës sonë Përfaqësuese gjatë ndeshjes kundër Finlandës, në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Madje, jo vetëm tek një sektor i faqes së televizionit amerikan, flamuri i gabuar paraqitet kudo që është emri i Kosovës.