Telashet nuk kanë të ndalur, shtyhet një tjetër takim i Superligës në basketboll!

209

Një tjetër takim i Superligës në basketboll është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet kompanive televizive për ta transmetuar ndeshjen, raporton Gazetasheshi.com.

Takimi ndërmjet Pejës dhe Yllit ishte i paraparë të niste nga ora 17:00 në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, mirëpo që nuk u zhvillua.

Arsyeja siç ka qenë mos pajtimi i medieve për ta transmetuar ndeshjen.

May be an image of 1 person dhe tekst

Kujtojmë se para më shumë se një muaji, FBK ndërpreu në gjysmë marrëveshjen me “Artmotion” duke i dhënë të drejtat e transmetimit kompanisë tjetër, “Kujtesës”.

Takimi do të zhvillohet në një datë tjetër.

LEXO gjithashtu edhe:

Shtyhet ndeshja mes Pontes dhe Bashkimit, kjo është arsyeja e çuditshme!

/Gazeta Sheshi/