Teknologjia mund ti japë titullin Arsenalit

160

Topçinjtë ndjehen me fat pas instalimit të teknologjisë në topin e lojës të Ligës Premier. David Ospina ka shpëtuar një rast të qind për qind me ndihmën e teknologjisë në duelin e fundit ndaj Tottenham Hotspur, njofton Gazeta Sheshi.

Pavarësisht se topi kishte kaluar një pjesë të madhe të vijës fatale, gjyqtari kryesor Michael Olivier, ka vendosur për të mos e pranuar topin, i cili kishte ngelur 1 milimetër brenda shiritit të bardhë.

Gjithsesi, kjo ndërhyrje ndodhi para se revolveristët të pranonin dy gola, që më pas iu kundërpërgjigj Alexis Sanchez, për të mbyllur sfidën në barazim, 2-2.

Arsenal vazhdon të mbetet njëri ndër kandidatët kryesor për titull, edhe pse ndodhet në pozitën e tretë me 52 pikë, tetë më pak se lideri Leicester City.

/Gazeta Sheshi/