Tefik Maloku gjykon derbin e javës, ja gjyqtarët e javës së 14-të në Superligë

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka vendosur për ‘këmishzinjtë’ që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjt e xhiros së katërmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në fuboll, shkruan Gazetasheshi.com.

‘Bilbili’ kryesor për ta gjykuar ndeshjen ndërmjt Prishtinës dhe Feronikelit i është besuar Tefik Malokut. Gjyqtari nga Podujeva do të jetë i shoqëruar nga asistentët Driton Preniqi dhe Elvis Bicaj, ndërkohë Selim Isufi do të jetë gjyqtarë i katërt.

Në ndeshjen tjetër derbi të javës ndërmjt Ballkanit dhe Llapit, drejtësinë do ta ndajnë Kreshnik Vula si gjyqtarë kryesor, Meriton Berisha dhe Gëzim Mehmeti si asistent, ndërkohë që Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Më poshtë e gjeni të transmetuar listën e gjyqtarëve që do të gjykojnë në ndeshjet e mesjavës:

Gjyqtarët e javës së 14-të në Superligë

/Gazeta Sheshi/