Të premten zgjedhet presidenti

115

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kryesia ka marrë vendim që të premten të zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

Në një konferencë për media, Veseli ka bërë të ditur kohën e seancës dhe se cilët janë kandidatët për të parin e shtetit.

“Të premten në ora 11:00 Kosova do të kalojë një nga momentet më të veçanta të ndërtimit institucional, kemi zgjedhjen e kryetarit të shtetit.

“Kemi dy kandidatë. Kryesia sot ka pranuar dy kandidatë Hashim Thaçi dhe Rafet Rama- deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Është moment historik, procesi do të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës”. /Klan Kosova