Të pakënaqurit nga gala mbrëmja e organizuar nga FFK për “Laureatët e Vitit 2017”

Përzgjedhja e laureatëve të vitit gjithmonë ka qenë temë diskutimi në opinionin sportiv. Shumë futbollistë kanë mbetur të pakënaqur me përzgjedhjen e trajnerëve për “Formcionin e Vitit 2017” në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

I pari që reagoi ishte mbrojtësi mitrovicas Samir Sahiti, i cili në llogarinë e tij private ironizoi me trajnerët e Superligës.


Rradhen e gjatë të ankesave e vazhdoi qendërmbrojtësi Arbër Prekazi, derisa u nda i pakënaqur me mospërfshirjen e tij në formcionin e vitit, përkundër që ishte shtylla kryesore e KF Besës drejt fititmit të titullit të DigitAlb Kupës së Kosovës, transmeton Gazetasheshi.com.

Edhe reprezentuesi i Kosovës, Bledar Hajdini, është zhgënjyer me përzgjedhjen e më të mirëve, derisa në llogarinë e tij zyrtare ka publikuar:

Një tjetër futbollistë i Trepçës ’89 ka mbetur i pakënaqur me “Formacionin e Vitit”. Ylber Maloku ka ironizur në llogarinë e tij me modulin e përzgjedhjes derisa ka shkruar:

Zhgënjimin e tij pak më ndryshe e shprehu edhe golashënuesi më i mirë në vend për vitin 2017, John Oto John, i cili deklaroi:

Oto John: Emri im do mbetet në histori, nuk më intereson nëse jam apo jo në formacionin e vitit

Formacioni më i mirë i vitit është ky: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti.

/Gazeta Sheshi/