Te Milani të gjithë në pikëpyetje

105

Largime dhe konfirimime tek Milani. Tek kuqezinjtë nuk është vetëm trajneri Sinisa Mihajlovic i cili e ka të ardhmen në pikëpyetje, sepse për momentin fati iteknikut serb është lënë pezull, sic është edhe për një pjesë të madhe të skuadrës. Për disa prej lojtarëve fati i tyre është shkruar tashmë. Mario Balloteli është i destinuar të largohet nga Milani, sulmuesi me paraqitjet e tij nuk po arrin dot të bindë drejtuesit e klubit, e kundërta ndodh me mbrojtësin Romagnoli dhe sulmuesin Carlos Bacca të cilët do të  qëndrojnë. I konfirmuar gjithashtu është dhe portieri Giannluigi Donnoruma, një thesar i dalë nga akademia e kuqezinjve. Vazhdojnë aventurën e tyre tek Milani dhe mesfushorët  Bonaventura dhe Ricardo Montolivio, për këtë të fundit është parashikuar dhe rinovimi i kontratës, që do të realizohet në fillim të muajit Maj.

Mes tyre ka dhe shumë lojtarë që meritojnë dhe një mundësi tjetër, duke filluar që nga portieri Abbiati, i cili edhe pse në moshë të madhe roli i tij si një senator është ende i vlefshëm në dhomat e zhveshjes. Francezi Jeremy Menez ndoshta nuk do të shihet si pjesë e Milanit, Dyshime ka dhe për Niang i cili brënda fushës është një sulmues i disiplinuar por e njëjtja gjë nuk mund të thuhet kur 21-vjecari ndodhet jashtë fushës së blertë. De Sciglio dhe Calabria, dy mbrojtësit që duhen të mbulojnë numerojne më shumë minuta në stol sesa të luajtura dhe largimi i tyre konsiderohet si i sigurt. Lamtumirë Milanelos do ti duhet ti thonë dhe Boateng, bashkë mbrojtësin Mexes,e gjithashtu dhe portieri Diego Lopez. Shumë  largime dhe konfirmime me shpresën se sezoni i ardhshëm do të jetë më i mirë për Milanin.

/Super Sport/