“Të luash në Madrid është njësoj sikurse të luash në ruletën ruse”

80

Ish-ndihmësi i kombëtares uellsiane Raymond Verheijen, ka akuzuar skuadrën e Real Madridit për lëndimet e shpeshta që i ka pësuar bashkëvendasi i tij, Gareth Bale. Në një intervistë dhënë BBC-së, ai tha se të luash në Madrid është sikurse të luash lloto, transmeton Gazeta Sheshi.

“Të luash në këtë klub është njësoj sikurse të luash në ruletën ruse”, ka theksuar Verhejien.

Që nga ardhja e tij në Madrid, Bale ka pësuar më shumë se gjashtë lëndime, derisa vetëm këtë sezonë ka humbur 18 ndeshje.