Te Hannoveri i Sulejmanit dhe Muslijas rrahen lojtarët mes vete

306

Në skuadrën gjermane gjatë ditës së sotshme ka ndodhur një incident.

Përmes një deklarate zyrtare, klubi i Hannoverit ka treguar se dy lojtarët, Simon Falette dhe Genki Haraguchi u përfshin në një përleshje të lehtë.

Por, sipas mediave në Gjermani, kjo përleshje nuk ishte edhe e lehtë – pasi u shpërndan boksa dhe shqelma mes vete. Klubi përmes deklaratës ka treguar se vendimi për dy lojtarët do të merret nesër.

Kujtojmë që në skuadrën e Hannoverit luajnë Valmir Sulejmani dhe Florent Muslija.