Te grindeni me partnerin eshte gje e shendetshme per nje lidhje

Nëse jeni hidhëruar me partnerin tuaj, ndoshta kjo mund të jetë një gjë e mirë!

Një grindje e vogël, mund të jetë shenjë e një lidhjeje të fuqishme…

Injorimi i partnerit duke shikuar ndeshjene lojës, çorapet e pista të hudhura në dysheme, si dhe mos kthimi mbrapsht i ulëses së ëc-së, janë vetëm disa nga gjërat që bëjnë partnerët tanë për të na fyer, por ndoshta nuk e dini se këto ngatërresa të vogla mund të jenë shenjë e një marrëdhënie të mirë?

Ndoshta mund të duket paksa e çuditshme, por t’ia ngritni nervat herë pas here njëri-tjetrit, thjeshtë mund të nënkuptojë se ju jeni mjaftueshëm rehat në praninë e njëri-tjetrit për të treguar anën e vërtetë të vetes suaj, thuhet sipas trajnuesit të lidhjeve, Kira Asatryan.

Në një artikull të botuar në Time.com, Asatryan shpjegon se pasi të keni kaluar fazën e “muajit të mjaltit” në marrëdhënien tuaj, atëherë fillon periudha kur ju shfaqni anën e vërtetë tuajen ndaj partnerit. Pra, nëse jeni person llafazane apo natyrë shumë e egër, do të dalin në pah përfundimisht të gjitha.

Shprehja e autencitetit dhe vlerave të partnerëve në çift, është një shenjë e shëndetshme që tregon rehati në lidhje, ka shkruar Asatryan. Kur ju filloni të ankoheni apo acaroheni nga veprimet e partnerit, kjo nënkupton se ju jodomosdoshmërisht duhet të pranoni gjithçka si të drejtë dhe në rregull – e cila është një gjë e mirë për jetëgjatësinë e lidhjes.

Ajo gjithashtu thekson se nëse ju shqetësoheni për të, kjo tregon se ende jeni të lidhur emocionalisht me të dhe se dëshironi të shihni gjërat sa më mirë, përkundër faktit nëse nuk tregoni aspak kujdes dhe kontroll, që sinjalizon probleme të mëvonshme pastaj.

Një tjetër arsye pse është mirë të grindeni ër imtësira, sepse kështu ju mund të ndihmoni njëri-tjetrin në përmirësimin e veseve tuaja. Për shembull, nëse partneri juaj harron të marr qumështin gjatë rrugës kur kthehet për në shtëpi, kjo është shenjë papërgjegjësie. Kështu, ne nuk po ju themi që të filloni një betejë të ashpër për një pako kartoni me qumësht, por mund të jetë e dobishme një zënkë e vogël qortimi duke i treguar se jeni bezdisur nga shprehia e papërgjegjshme, duke lënë kështu hapësirë për përmirësime.

Gjëja më me rëndësi? Në fund të ditës, një konflikt i vogël është më mirë se sa fare komunikim me partnerin.