Hashtagu me Bahri Kehrën ka vëshruar rrjetet sociale nga lojtarë, trajner, tifozë dhe dashamirë të sportit kosovar. Mesfushori që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, është vërshëllyer pa të drejtë nga tifozët vendas të Vushtrrisë, që dikur i kishte bërë krenar me fitimin e titullit historik të Kosovës, njofton Gazeta Sheshi.
Mesazhe të pafundme kanë ardhur në adresën e lojtarit vushtrrias që nuk arriti t’i përmbahej lotëve derisa u largua nga loja për t’i liruar vendin Shaqirit.
Mirëpo, nga fyerjet dhe vërshëllimat u distancua tifo grupi Forca.
“Forca e ka përkrah gjithmonë Bahri Kerën, nuk e kemi vërshëllyer. Kemi respekt të madh për ish-lojtarin tonë, me të cilin e kemi fituar titullin historik të kampionit”, theksoi për “Zërin” kryetari i ‘Forcës’, Kushtrim Feka.
Lojtarë aktual e ish-bashkëlojtarë të Kerës janë solidarizuar me të, duke shkruar nga mesazhet më motivuese për ish-kapitetenin vushtrrias.
Sidoqoftë, Kera do vazhdon luftën për titullin me skuadrën e Gjilanit, sikurse një kampion i vërtetë që është.
/Gazeta Sheshi/