Tayna zbulon mesazhin e dërguar nga Vinicius Junior (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Tayna prej kohësh ishte e përfolur për mesazhet e shkëmbyera me yllin brazilian të Real Madrid, Vincius Junior, transmeton Gazetasheshi.com.

Vetë artistja ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë, teksa ka thënë se Vinicius nuk është futbollisti i vetëm i Real Madrid që i shkruan asaj.

“Ai (Vinicius Jr) është vetëm njëri nga lojtarët e Real Madrid që më kanë shkruajtur”, ka zbuluar Tayna.

Ndërkohë, që këngëtarja ka publikuar edhe mesazhet me yllin e madrilienëve, Vinicius Jr.

“Ai më ka shkruar: ‘Nice kicks’ – goditje të bukura dhe më ka dërguar një zemër”, ka thënë këngëtarja nga Prizreni.

/Gazeta Sheshi/