Tayna e ‘kall’ zhveshtoren e klubit italian

Mbrojtësi i Hellas Veronas, Amir Rrahmani ka publikuar sot një video të bashkëlojtarëve të tij, duke u argëtuar me këngën e këngëtares kosovare, Tayna, transmeton zeri.info

Rrahmani e ka lëshuar këngën e kosovares në zhveshtoren e klubit italian.

Këtë gjë më së shumti duket se e ka shijuar bashkëlojtari turk i tij, Koray Guenter.

“Turqit i duan këngët shqiptare”, ka shkruar Rrahmani.

Kujtojmë se më herët këtë këngë të Taynës e kishte publikuar edhe ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.