Tashmë është zyrtare: Këngëtarja shqiptare performon në hapjen e finales së Championsit

Drejtuesit e shtëpisë më të madhe Europiane të futbollit ‘UEFA-s’ kanë njoftuar tifozët e futbollit se para finales së Champions League që do të luhet në Kiev më 26 maj, do të performojë këngëtarja e famshme botërore Shqiptare, DUA LIPA.

Dua Lipa është një këngëtare 22 vjecare me prejardhje nga Kosova përkatësisht nga Prishtina dhe që jeton dhe punon më shumë në Londër.

Dua do të performojë para finales së Championsit ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit më 26 maj në stadiumin e Kievit. Rikujtojmë që ajo do të mbajë një koncert edhe në Kosovë gjatë muajit gusht.