Tashmë është zyrtare: Guardiola, trajner i ri i Manchester Cityt

GuardiolaPep Guardiola do të jetë trajner i ri i Manchester Cityt nga edicioni i radhës.

Manchester City e ka konfirmuar se Pep Guardiola do të jetë trajneri i ri i skuadrës nga qershori.

Spanjolli ka arritur marrëveshje me “citizens” për tre vitet e ardhshme.

Ai do ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin që e ka konfirmuar largimin e tij.