Talenti shqiptar i rritur te Juventusi transferohet në Kroaci

Nga të rinjtë e Juventusit te “rivali” Torino dhe eksperienca sllovene, për të përfunduar në Kroaci, te skuadra më prestigjoze, Dinamo Zagreb. Eshtë ky “udhëtimi” i sulmuesit shqiptar të krahut, Francesco Tahiraj, që ditën e sotme ka kryer edhe vizitat mjekësore me gjigantët kroatë, duke firmosur për tre vitet e ardhshme një kontratë të rëndësishme.

Dy sezonet e fundit, Tahiraj ka luajtur në kampionatin slloven, te Zavrc dhe Aluminj, ndërsa tashmë është gati për hapin gjigant. Plot nëntë gola të realizuar në Slloveni, në 18 ndeshje të zhvilluara. Tahiraj nuk është marrë kurrë në konsideratë nga Panuçi, ndërsa ka qenë pjesë e moshave U-19 por vetëm 4 vite më parë.

Shqiptari ka lintur në Torino dhe është vetëm 22 vjeç.