Trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic, ka treguar se mesfushori italian, Riccardo Montolivo, ende është në dyshim për sfidën me Juventusin.
Mirëpo, duket se Mihajlovic ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Montolivos, nëse ky i fundit nuk rikuperohet me kohë për ndeshjen e së shtunës mbrëma.
Mihajlovic ka bërë të ditur se nga minuta e parë në mesfushë, mund të luajë talenti 18 vjeçar, Manuel Locatelli, i cili po konsiderohet një ndër mesfushorët më premtues në Evropë.
“Nëse shoh një lojtar që mund t’i ndihmojë skuadrës sime, atëherë e qes në fushë. Nuk është e lehtë t’i japësh debutimin një lojtari kaq të ri në një ndeshje të madhe. Ndoshta ai nuk është 100% gati, por është i talentuar. Shpresojmë që do të luajë Montolivo, por nëse jo, tashmë e kam vendosur dhe ai do të jetë Locatelli”, ka deklaruar Mihajlovic.