Talentet e 2007-ës: Ku kanë përfunduar ata?

288

Artikulli i realizuar në vitin 2007-të duhet të shërbejë si një paralajmërim serioz për disa nga yjet e rinj të kohëve të sotme. Në fakt, nëntë vite më parë portali WorldSoccer ka bërë një lajm në lidhje 50 lojtarët e rinj më premtues në botën e  futbollit. Emrat e kësaj liste kanë pasur karriera shumë të ndryshme, që nga koha kur ka dalë ky shkrim. Në krye të renditjes ka qenë Sadick Adams, një lojtar i kombëtares së Ganës, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së dytë të Atletico Madrid në atë kohë. Sot ai luan për skuadrën e Al Feiha FC në kampionatin e Arabisë Saudite.

I dyti në listë: Ismail Aissati, një ish-lojtar i kombëtares së moshave të Holandës, i cili zgjodhi të luante me përfaqësuesen e Marokut, me të cilën është aktivizuar vetëm dy herë. Në 2007-ën, Aissati ishte një talent premtues i PSV, para se të kalonte tek Ajax. Tani ai luan në Turqi me Alanyaspor. Alexandre Pato, i cili sapo është transferuar te Villarreal, Anderson, që ka pasur një karrierë interesante te Manchester United, dhe Giovani dos Santos, ish-lojtari i Barcelona-s dhe Tottenham-it, që tani luan me LA Galaxy, mbyllin pesë vendet e para. Por ka pasur edhe nga ata që kanë respektuar parashikimet. Gareth Bale dhe Sergio Aguero janë pjesë e listës, ashtu si Angel di Maria, Karim Benzema, Toni Kroos, Juan Mata, dhe Ever Banega.