Takimi për Higuain, ka vetëm një rrugë që të shkojë te Juvja

153

Juventusi nuk e fsheh më dëshirën për të rrëmbyer Higuain, por tashmë ka vetëm një rrugë.

Mediat italiane njoftojnë se De Laurentis nuk ka ndërmend të bisedojë për shitjen e sulmuesit argjentinas dhe këtë gjë e konfirmoi edhe në takimin e sotëm.

E vetmja mënyrë që Juventusi ta marrë sulmuesin është duke paguar klauzolën prej 94 milion eurosh. tashmë gjithçka mbetet në dorën e lojtarit nëse vërtet dëshiron të shkojë te kampionët e Italisë. Për të është gati një kontratë 4-vjeçare me 7.5 milionë euro në sezon.