Takimi i parë mes Real Madridit dhe Barcelonës: Kur u zhvillua dhe si përfundoi?

13 maj, 1902. 117 vite më parë. Kjo ishte dita kur Barcelona, e themeluar dy vite e gjysmë më parë, u paraqitë për here të parë në Madrid për ta sjellur rivalitetin më të madh në historinë e futbollit.

Ky takim ishte në kuadër të gjysmëfinales së Copa Coroncion, e organizuar për ta festuar përvjetorin e 16-të të ardhjes së mbretit, Alfonso XIII, dhe ndeshja e parë zyrtare, ku përfshiheshin dy skuadra nga pjesë të ndryshme të Spanjë.

Kjo ndeshje mbeti në histori si edicioni i parë i “El Clasico-s”, por që atëherë skuadra më e mirë në vend konsiderohej Athletic Bilbao.

Megjithatë, Joan Gamper dhe kolegët e tij ishin të përkushtuar që të shkonin në Madrid dhe t’i mposhtnin madrilenët.

Barcelona tashmë kishte dy vite përvojë në futbollin kompetitiv në Copa Macaya, dhe skuadra e tyre, e përbërë nga dy zviceranë si Joan Gamper dhe George Meyer, një gjerman (Udo Steinberg), tre anglez (Arthur Witty, John Parsons dhe Henry Morris) priteshin që të ishin shumë më të forte se sa skuadra e sapo promovuar, Madrid FC (pjesa ‘Real’ do t’i shtohej në vitin 1920), skuadër e cila kishte vetëm një futbollist të huaj.

Megjithatë, shkaku i problemeve të udhëtimit, Barcelona nuk e kishte të plotë skuadrën, dhe ishte e obliguar të ftonte një numër të madh të lojtarëve pa përvojë dhe të rinjë në formacionin startues.

Kushtet e rrezikshme

Vendi ku u zhvilua ndeshja ishte në La Castellana, njëra prej rrugëve më të mëdha të Madridit, ku sot është i ndërtuar “Santiago Bernabeu”.

Vendi nuk ishte i përshtatshëm për lojë, pasi përdorej edhe për gara të kuajve.

Ndeshja filloi në ora, 11:00, dhe Madridi kishte të veshur fanellat e bardha, derisa Barcelona kishte fanellat tradicionale – të kuqe dhe të kaltërta, me shorce të bardha.

Humbja nuk ishte në mendjen e lojtarëve të Barcelonës, por pasi që filloi ndeshja, ata e pane se Madridi ishte shumë më i mirë se sa që kishin pritur. Gazetat ishin të impresionuar nga vetëm një lojtar i huaj – anglezi Arthur Johnson – i cili do të bëhej edhe trajneri i parë i klubit. Ishte ai që ia dhuroi epërsinë mysafirëve, pra shënoi golin e parë në ndeshjen që sot njihet si “El Clasico”.

Takimi i parë mes Real Madridit dhe Barcelonës: Kur u zhvillua dhe si përfundoi?

Barcelona u kualifikua në finale, teksa Steinberg shënoi golin e dytë dhe goli i tretë u shënua nga Henry Morris nga pika e bardhë.

Në finalen e kësaj gare, Barcelona mposhti Athletic Bilbaon, teksa kjo garë sot mban emrin si Kupa e Mbretit.