Tahiri: Do t’ia nxjerri borxhin Hajvalisë në UEFA

196

Ish-portieri i Hajvalisë, Petrit Tahiri, ka paralajmëruar që do ta çojë në UEFA rastin e Hajvalisë, që ia ka disa paga borxh.

Kështu ka paralajmëruar vushtrriasi në një prononcim për gazetën, i frustruar në maksimum me Hajvalinë.

“Më kanë borxh dhe ato para më takojnë mua sepse unë kam derdhur djersë për to. Nëse është nevoja, do t’i nxjerrë ato para edhe përmes UEFA-s”, deklaroi Tahiri për “GazetaOlle.com”.

Gjatë muajit të kaluar, ai kishte publikuar edhe disa foto nga bisedat me ish-drejtorin e klubit Xhavit Pacolli,  i cili s’donte të dëgjonte për borxhin e Tahirit.